Aktualitet

Vaksinimi i mësuesëve vijon/ 6120 arsimtarë marrin dozën e parë të AstraZeneca në rang vendi!

19 Mars 2021, 10:49 Nga DOSJA
Vaksinimi i mësuesëve vijon/ 6120 arsimtarë marrin dozën e

TIRANË– Në më pak se një javë prej nisjes së vaksinimit të mësuesëve, kanë marrë dozën e parë gjithsej rreth 6120 arsimtarë në rang vendi. Vaksinimi i mësuesëve është bërë nga dozat e AstraZeneca-s, ku ka pasur edhe refuzime në marrjen e saj.

Vaksinimi ka vijuar pasi vetëm në tre ditët e fundit janë vaksinuar mbi 4 mijë mësues.  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është shprehur ditën e sotme se 6120 mësuesë janë sot më të mbrojtur nga COVID-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.

Sipas ministres, vijon në gjithë Shqipërinë vaksinimi i arsimtarëve pa asnjë problem. Ajo njofton gjithashtu se në vijim priten lajme të mira për procesin e vaksinimit.  

Së afërmi, lajme të mira për intensifikimin e procesit të vaksinimit në ditët në vijim”, shkruan Manastirliu në ‘Facebook’.

Prej datës 13 mars, Shqipëria nisi vaksinimin e mësuesve me 38 mijë e 400 dozat AstraZeneca që mbërritën nga Suedia në vendin tonë. Qeveria dhe kryeministri janë shprehur optimistë, por dhjetra mësuesë në të gjithë vendin kanë refuzuar dhe ende nuk janë paraqitur për të marrë vaksinën. Në total nga e shtuna deri më sot vaksinën e kanë marrë 6120 mësuesë nga 25 mijë mësuesë që ka në të gjithë vendin.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi i mesueseve vaksinimi ne shqiperi vaksinimi i mesueseve vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll