Aktualitet

PAMJET E REJA/ Momenti kur Luçiano Boçi godet me grushte Gjergj Lucën, një tjetër mban biznesmenin

19 Mars 2021, 09:51 Nga DOSJA
PAMJET E REJA/ Momenti kur Luçiano Boçi godet me grushte Gjergj

ELBASAN– Janë publikuar pamjet e plota të sherrit mes biznesmenit Gjergj Luca dhe ish-deputetit Luçiano Boçi. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga Dosja.al, Boçi bashkë me një tjetër person, i identifikuar si Kristaq Piu, janë përballë biznesmenit Luca. Piu e mban, ndërsa Boçi është ai që godet me grushte Lucën.

Gjatë përleshjes së dyshes, një telefon bie në tokë, por nuk kuptohet mirë nëse është i Boçit apo i sipërmarrësit Luca. Ky i fundit pretendon se është i tiji dhe se ia ka vjedhur ish-deputeti, ndërsa vetë Boçi thotë se na fakt telefoni është i tij dhe prandaj e ka marrë pasi i ka rënë në tokë.

Në fund të videos, duken më nga afër bashkëpunëtorët e Boçit në këtë sherr, si Piu dhe nipi i tij, Ird Kazazi. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në Elbasan. Këto pamje janë edhe në Policisë së Shtetit, që ka shoqëruar tre dëshmitarë të sherrit.

(f.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj luca luciano boci sherri boci-luca gjergj luca luciano boci sherri boci-luca

Sondazh

Poll