Aktualitet

Kishte ngarkuar me drogë makinën, kapet me 3 thika 34-vjeçari, s’kishte as patentë

19 Mars 2021, 10:33 Nga DOSJA
Kishte ngarkuar me drogë makinën, kapet me 3 thika 34-vjeçari,

LUSHNJE– Një 34-vjeçar me inicialet K.A., është vënë në pranga pasi në mjetin e tij janë gjetur tre thika dhe një sasi lënde narkotike. Në njoftimin e policisë, thuhet se 34-vjeçari është ndaluar teksa udhëtonte me mjetin e tij dhe pas testit ka rezultuar se ishte i dehur në timon dhe pa patent.

Gjithashtu është vënë në pranga edhe një 28-vjeçar me iniciale D. S., pasi në lagjen “Gafurr Muço”, duke drejtuar automjetin tip “Ford” në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale

Njoftimi i plotë. Iu gjetën armë të ftohta dhe lëndë narkotike në mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga Policia. Arrestohet edhe 1 tjetër shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në lagjen “Loni Dhamo” është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “BMW”, shtetasi K. A., 34 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat i mbante pa leje. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, duke drejtuar automjetin tip “Ford” në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34 vjecari ne lushnje lushnje arrestohet 34 vjecari ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll