Bota

Mblidhet komuniteti i ekspertëve në Kosovë, 18 komuna vendosen zonë e kuqe

19 Mars 2021, 11:14 Nga DOSJA
Mblidhet komuniteti i ekspertëve në Kosovë, 18 komuna vendosen

KOSOVË– Komuniteti i Ekspertëve në Kosovë është mbledhur ditën e sotme, ku kanë vendosur një ndryshim të zonave të rrezikut. Në bazë të vendimit 18 komuna janë vendosur zonë e kuqe.

Njoftimi, është bërë më herë dhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se në orën 15:00 do mblidhet komuniteti i ekspertëve për të diskutuar masat anti-Covid.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se e ka marrë këtë vendim pas një mbledhje që ka patur me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, Ministrin e Arsimit, Ramë Lika, dhe zv/ministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj.

Postimi i plotë:

Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, Zëvendësministrin e Arsimit Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, kemi analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19. Pas analizës kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani janë regjistruar 78 340 persona me Covid, ndërsa të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni armend zemaj avdullah hoti naser ramadani ramë lika xhavit rexhaj armend zemaj avdullah hoti naser ramadani ramë lika xhavit rexhaj

Sondazh

Poll