Bota

Risi, Facebook po konsideron të hapë një version të Instagramit për fëmijët nën 13 vjeç 

19 Mars 2021, 10:36 Nga DOSJA
Risi, Facebook po konsideron të hapë një version të

SHBA- Kompania e Facebook-ut po tenton që të hapë një version të Instagram për fëmijët nën 13 vjeç. The Guardian shkruan se kjo gjë do të bëhet në mënyrë që të mbrohen nga përdoruesit e tjerë dhe abuzues. Kjo gjë do të lejojë që fëmijet të mund të përdorin në mënyrë të sigurtë Instagramin pa u shqetësuar për video apo edhe mesazhe të njerëzve të tjerë.

Ndërkohë që një zëdhënës i Facebook-ut, ka deklaruar se janë duke punuar shumë në mënyrë që të krijojnë një sistem të përshtatshëm. Ai tha se janë duke eksploruar sjelljen e kontrolluar nga prindërit të fëmijëve dhe se do të realizojnë një projekt, ku fëmijët të mund të eksplorojnë dhe zbulojnë hobi dhe interesa të tjera.

“Gjithnjë e më shumë fëmijët po pyesin prindërit e tyre nëse mund të bashkohen me aplikacione që i ndihmojnë ata të vazhdojnë me miqtë e tyre. Tani për tani nuk ka shumë mundësi për prindërit, kështu që ne jemi duke punuar në ndërtimin e produkteve shtesë … që janë të përshtatshme për fëmijë, të menaxhuara nga prindërit. Ne jemi duke eksploruar sjelljen e një eksperience të kontrolluar nga prindërit në Instagram për të ndihmuar fëmijët të vazhdojnë me miqtë e tyre, të zbulojnë hobi dhe interesa të reja, dhe më shumë”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota facebook instagram per femije facebook instagram per femije

Sondazh

Poll