Bota

Vuçiç provokon Kosovën, ish-kryeministrja Tahiri: I mungojnë bombardimet e NATO-s

19 Mars 2021, 09:41 Nga DOSJA
Vuçiç provokon Kosovën, ish-kryeministrja Tahiri: I

KOSOVË- Ish-kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar pas postimit të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Instagram ku ka mbuluar hartën e Kosovës me flamurin serb. Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Vuçiç provokon në këtë mënyrë. Ajo ka kujtuar një episod që ka ndodhur në Bruksel, ku pas provokimit të Vuçiç, Tahiri i ka thënë se i mungojnë bombardimet e NATO-s. Ai shkroi se ja përsërit sërish këtë gjë.

Aleksander Vuçiç vjen me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar bindjen e tij hegjemonike. Njëherë në Bruksel ai kishte provokuar në mënyrë të njëjtë. I isha përgjigjur duke i thënë, “duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s”. I them sërish njëjtën gjë,” shkroi Tahiri.

Serbia’s @vucic has come up with new provocations against #Kosovo, showing his hegemonic mindset. Once in the Brussels Dialogue when he provoked in a similar way, I responded to him by saying “you seem to miss the #NATO bombings”. I’m telling him again!

— Edita Tahiri (@EditaTahiri) March 19, 2021

Ditën e djeshme, Aleksandër Vuçiç në Instagram ka postuar hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Këtë postim Vuçiç e bëri për të kujtuar 17 marsin.

Çfarë simbolizon 17 marsi për serbët?

5 vite pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999, në Kosovë u vranë 19 njerëz. Sipas një raporti të OSBE, 11 prej tyre ishin shqiptarë të Kosovës, ndërsa tetë serbë të Kosovës. Më shumë se 900 njerëz u plagosën, duke përfshirë 65 oficerë policie ndërkombëtare dhe 58 oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës. Po ashtu më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan ose dëmtuan, duke përfshirë 29 kisha Ortodokse Serbe.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic edita tahiri vuçiç provokon kosoven aleksander vucic edita tahiri vuçiç provokon kosoven

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2021, 08:15

KOSOVË– Postimi provokues i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me Kosovën ka ngjallur reagime të forta nga politika shqiptare. Kryem...