Bota

Vuçiç provokon Kosovën, eksperti amerikan: SHBA dhe BE duhet të marrin masa

19 Mars 2021, 08:38 Nga DOSJA
Vuçiç provokon Kosovën, eksperti amerikan: SHBA dhe BE duhet

KOSOVË- Eksperti amerikan, Alon Ben Meir e ka quajtur si provokim të rëndë, postimin e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për Kosovën. Në një postim në Facebook, Ben Meir ka shkruar se SHBA-të dhe BE-ja duhet që ta dënojnë këtë provokim të Vuçiç si dhe të dërgojnë një mesazh të qartë se paravësia e Kosovës nuk do të diskutohet kurrë.

“SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit. Presidenti i SHBA-së duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiç se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar Alon Ben Meir.

Ditën e djeshme, Aleksandër Vuçiç në Instagram ka postuar hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Këtë postim Vuçiç e bëri për të kujtuar 17 marsin.

 Çfarë simbolizon 17 marsi për serbët?

5 vite pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999, në Kosovë u vranë 19 njerëz. Sipas një raporti të OSBE, 11 prej tyre ishin shqiptarë të Kosovës, ndërsa tetë serbë të Kosovës. Më shumë se 900 njerëz u plagosën, duke përfshirë 65 oficerë policie ndërkombëtare dhe 58 oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës. Po ashtu më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan ose dëmtuan, duke përfshirë 29 kisha Ortodokse Serbe.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic alon ben-meir aleksander vucic alon ben-meir

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2021, 08:15

KOSOVË– Postimi provokues i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me Kosovën ka ngjallur reagime të forta nga politika shqiptare. Kryem...

Bota 19 Mars 2021, 07:31

Grindje publike midis SHBA-së dhe Kinës

SHBA- Diplomatët amerikanë dhe kinezë u përplasën rëndë me njëri-tjetrin në bisedimet e para të nivelit të lartë, prejse presidenti amerikan, Joe Biden, ka marr...