Bota

Grushti i shtetit në Myanmar, ushtria vret 8 protestues

19 Mars 2021, 10:10 Nga DOSJA
Grushti i shtetit në Myanmar, ushtria vret 8 protestues

MYANMAR- Ushtria e Myanmarit ka vrarë 8 persona ditën e sotme. The Guardian shkruan se gjatë protestave që po bëhen për të liruar Kryeministren e burgosur nga ushtria, mbi 220 persona janë vrarë, ndërkohë që të plagosur kanë mbëtur mbi 2000 të tjerë.

7 nga 8 personat e vrarë në qytet, vdiqën direkt, pa patur mundësi që të transportohen në spital, ndërkohë që 1 tjetër i plagosur humbi jetën në spital.

“Unë nuk ndihem më i sigurt disa net nuk jam në gjendje të fle. Unë jam shumë i shqetësuar se më e keqja do të ndodhë më pas, sepse atje ku unë jetoj … është shumë intensive, me forcat e sigurisë që marrin njerëzit nga rrugët,” tha një banor.

“Ishte shumë shqetësuese për të qëndruar. Pas mbërritjes këtu në shtëpinë time, ndihem shumë më i lehtësuar dhe i sigurt”, tha një banor tjetër.

Qytetarët e Myanmari kanë dalë në protestë për lirimin e ish-udhëheqëses, Aung San Suu Kyi, e cila është në paraburgim që kur ushtria e Myanmar rrëzoi qeverinë e saj më 1 Shkurt. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota aung san suu kyi grushti i shtetit ne myanmar aung san suu kyi grushti i shtetit ne myanmar

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2021, 08:15

KOSOVË– Postimi provokues i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me Kosovën ka ngjallur reagime të forta nga politika shqiptare. Kryem...