Bota

Vuçiç provokon Kosovën , Hoxhaj: Serbia është në gjendje hipnoze

19 Mars 2021, 09:04 Nga DOSJA
Vuçiç provokon Kosovën , Hoxhaj: Serbia është

KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka quajtur Presidentin serb Aleksandër Vuçiç si nxitës i urrejtjes për Kosovën. Në një postim në Twitter, Hoxhaj ka shkruar se Serbia nën sundimin e Vuçiç është në gjendje hipnoze ku nxiten urrejtja dhe propaganda kundër Kosovës. Më tej, ai ka shkruar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

“Serbia nën sundimin autokratik të Aleksandër Vuçiç është në një gjendje hipnoze ku propaganda & urrejtja nxiten kundër fqinjëve. Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran është muri i vlerave euro-arlantike kundër mentalitetit të moshës së mesme”, ka shkruar Hoxhaj.

Serbia under @avucic autocratic rule is in a state of hypnosis where propaganda & hate is incited against neighbors. #Kosovo as an independent & sovereign state is the wall of Euro-arlantic values against middle age mentality.

— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) March 18, 2021

Ditën e djeshme, Aleksandër Vuçiç në Instagram ka postuar hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Këtë postim Vuçiç e bëri për të kujtuar 17 marsin.

Çfarë simbolizon 17 marsi për serbët?

5 vite pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999, në Kosovë u vranë 19 njerëz. Sipas një raporti të OSBE, 11 prej tyre ishin shqiptarë të Kosovës, ndërsa tetë serbë të Kosovës. Më shumë se 900 njerëz u plagosën, duke përfshirë 65 oficerë policie ndërkombëtare dhe 58 oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës. Po ashtu më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan ose dëmtuan, duke përfshirë 29 kisha Ortodokse Serbe.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic enver hoxhaj aleksander vucic enver hoxhaj

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2021, 08:15

KOSOVË– Postimi provokues i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me Kosovën ka ngjallur reagime të forta nga politika shqiptare. Kryem...

Bota 19 Mars 2021, 07:31

Grindje publike midis SHBA-së dhe Kinës

SHBA- Diplomatët amerikanë dhe kinezë u përplasën rëndë me njëri-tjetrin në bisedimet e para të nivelit të lartë, prejse presidenti amerikan, Joe Biden, ka marr...