Aktualitet

PRETENCA/ SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe përjashtimin për 5 vite nga administrata

19 Mars 2021, 09:42 Nga DOSJA
PRETENCA/ SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Mësohet se SPAK ka kërkuar dy vite burg për Llallën dhe përjashtimin e tij për pesë vite nga shërbimet publike. Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ish-kryeprokurori nuk ndodhej në sallë, pasi përfaqësohej nga nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill kur pritet të shqyrtohet nga trupa e GJKKO-së vendimi për Llallën, procesi ndaj të cilit po zhvillohet në gjykim të shkurtuar.

Por përse akuzohet Adriatik Llalla, dikur njeriu më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë?

Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur disa muaj më parë, dhe bëhet me dije se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ndërkohë pritet vendimi që do të merret nga GJKKO.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018,  komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.

(f.m;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla vendimi per adriatik llallen adriatik llalla vendimi per adriatik llallen

Sondazh

Poll