Aktualitet

Kishte fshehur kanabis në shtëpi dhe në mjetin e tij, bie në pranga 34-vjeçari në Vorë (DETAJE)

19 Mars 2021, 09:37 Nga DOSJA
Kishte fshehur kanabis në shtëpi dhe në mjetin e tij, bie në

VORË– Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Vorë dhe në automjetin e tij është gjetur një sasi me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash të cilat janë sekuestruar nga uniformat blu.

Policia bën me dije se 34-vjeçari I.M., ra nën hetim nga policia pas informacioneve të siguruara nga qytetarët. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara nga qytetarët se një shtetas posedonte në banesën e tij dhe në automjetin me të cilin qarkullonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi I. M., 34 vjeç, banues në Vorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike resinë (nënprodukt i kanabisit), një peshore elektronike, një shumë parash dhe një aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34 vjecari vore arrestohet 34 vjecari vore

Sondazh

Poll