Sport

Chelsea e bën Barcelonën të humbasë 2 milionë euro, eleminimi i Atletico Madrid nga Champions trishton katalanasit

18 Mars 2021, 19:44 Nga DOSJA
Chelsea e bën Barcelonën të humbasë 2 milionë euro,

SPANJË-Eliminimi i Atletico Madrid nga Champions League nuk i ka kënaqur të gjithë rivalët në Spanjë, pasi Barcelona do të dëshironte ndoshta që madrilenët të vijonin të ishin pjesë e Championsit.Luis Suarez u transferua te Atletico Madrid në verë për 6,5 milionë euro.Barça u përpoq të negociojë sa më shumë që të jetë e mundur dhe, siç ndodh shpesh, ka përfshirë klauzola bonusi.

Siç është raportuar nga “The Sun”, nëse Suarez do të kishte ndihmuar klubin madrilen për të kaluar raundin e 16 të Ligës së Kampionëve, Barcelona do të përfitonte edhe dy milion euro. Kështu, Barcelona përveç faktit të hidhur që u eliminua, duhet të “qajë” tani edhe eliminimin e Atletico Madrid.

Suarez është shumë i fortë në kampionat. Në kampionatin spanjoll vetëm Lionel Messi ka bërë më mirë sesa 18 golat e tij (duke shënuar 21): në Ligën e Kampionëve, nga ana tjetër, ai ka agjëruar larg golave ​​për pesë vjet e gjysmë. Dhe për një lojtar të atij niveli është pothuajse e pabesueshme. Kush e di, mbase ai do të jetë në gjendje të lirohet sezonin e ardhshëm gjithmonë me fanellën e Atletico ose, kush e di, mbase me ngjyra të tjera.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport atletico madrid chelsea luis suarez atletico madrid chelsea luis suarez

Sondazh

Poll