Sport

Diplomohen mbi 20 trajnerë të përgatitjes atletike, gati për futbollin shqiptar

18 Mars 2021, 18:39 Nga DOSJA
Diplomohen mbi 20 trajnerë të përgatitjes atletike, gati për

TIRANE – Në ceremoninë e organizuar sot në ambientet e stadiumit “Air Albania” morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, stafi i Sektorit të Edukimit në FSHF, si edhe stafi i përgatitjes atletike në Federatë, Luigi Febbrari, Luca Laurenti dhe Iris Selimi, raporton zyra e shtypit në shtëpinë e futbollit shqiptar.

Gjatë shpërndarjes së diplomave, sekretari i përgjithshëm Shulku, vlerësoi punën e mirë të bërë nga stafi i FSHF-së për organizimin e këtij kursi dhe u uroi sukses të gjithë pjesëmarrësve në karrierën e tyre. Gjithashtu, Shulku theksoi se Federata do të jetë gjithmonë e angazhuar në përgatitjen profesionale të gjithë aktorëve të futbollit, përmes kurseve të formimit për trajnerë, përgatitës atletikë, video-analistëve, fizioterapistëve, etj.

Kursi i trajnerëve të përgatitjes atletike u zhvillua për herë të katërt në dhjetor të vitit të kaluar dhe në të morën pjesë mbi 20 pjesëmarrës, të cilët punojnë nëpër klubet shqiptare dhe ushtrojnë këtë profesion. Këtë herë kursi u zhvillua me një format ndryshe, ku përveç specialistëve të sektorit të Edukimit në FSHF morën pjesë edhe trajnerët e përgatitjes atletike të kombëtares, Liuigi Febbrari dhe Luca Laurenti.

Një pjesë e mirë e leksioneve u bënë përmes platformave online, ku morën pjesë lektorë të njohur të fushës nga Italia dhe shkolla e njohur e Koverçianos. Pas përfundimit të leksioneve pjesëmarrësit iu nënshtruan provimeve e më pas procesi u mbyll me diplomimin e tyre.

Duke parë suksesin e këtij formati dhe interesin e madh, FSHF ka menduar ta rikthejë kursin e përgatitjes atletike dhe në fund të muajit prill do të zhvillohet kursi i radhës, që është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit për t’u kualifikuar përmes eksperiencës më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër. Sipas rregullores së FSHF, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e saj, por edhe në stolin teknik.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fshf ilir shulku liuigi febbrari luca laurenti sekretari i pergjithshem trajneret e pergatitjes fizike fshf ilir shulku\ liuigi febbrari luca laurenti sekretari i pergjithshem trajneret e pergatitjes fizike

Sondazh

Poll