Sport

Hulk, sulmuesi brazilian që humbet 5 kilogramë gjatë një ndeshjeje

18 Mars 2021, 18:16 Nga DOSJA

BRAZIL – Fiziku i sulmuesit brazilian Hulk, nuk kalon pa u vënë re. Për këtë ai dallohej edhe kur luante në Europë. Ai u dallua për këtë edhe gjatë qëndrimit të tij në Kinë, madje dhe tani, kur është kthyer në Brazil, fiziku i tij është përsëri një temë bisede.

Fizioterapisti i tij te Atlético Mineiro, Roberto Chiari, jep më shumë detaje në lidhje me gjendjen fizike të brazilianit dhe procesin e humbjes së peshës së lojtarit gjatë një ndeshjeje, e cila mund të arrijë pesë kilogramë.

“Ai djersit shumë, kjo nuk do të thotë se është keq, në fakt sportisti që djersit shumë, përdor mekanizmin më efikas për të shpërndarë nxehtësinë e trupit është përmes djersës,”- shpjegon ai.

“Kjo djersë bën që sportisti të humbasë nxehtësinë e trupit në mënyrë më efikase. Pra, humbja e shumë kilogramëve nga dehidrimi përmes djersës, nuk është problem, por kjo kërkon vetëm që t’i kushtojmë më shumë vëmendje hidratimit të këtij sportisti”,- thotë Chiari, i cili shton për këtë aspekt: ​​”Masazhatorët tanë duhet të jetë gjatë gjithë kohës në buzë të fushës me ujë izotonik për të”.

Në një ndeshjeje, kjo humbje peshe është më e madhe se në stërvitje, ku mund të hidratoheni më shpesh. “Ne e kuptuam se ai kishte humbur shumë peshë në një seancë stërvitore, por falë Zotit, që nuk ka arritur në pesë kilogramë,”- thotë ai.

Gjithsesi, duke gjykuar nga fjalët e mjekut, Hulk nuk ka probleme në këtë drejtim: “Që të nesërmen ai të kthehet me të njëjtën peshë, si para stërvitjes është një temë që ne mund ta kontrollojmë mire, pasi ai nuk gjykohet për këtë”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport atlético mineiro hulk roberto chiari atlético mineiro hulk roberto chiari

Sondazh

Poll