Aktualitet

Plas SHERRI në Labinot! Biznesmeni kërcënon me jetë Luçiano Boçin, konfliktohen fizikisht brenda lokalit, kandidati për d

18 Mars 2021, 13:33 Nga DOSJA
Plas SHERRI në Labinot! Biznesmeni kërcënon me jetë

ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca janë përfshirë në një konflikt fizik brenda një lokali. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në një lokal në zonën e Labinotit, ku Luca ushtron aktivitetin e tij, ndërsa Boçi ka shkuar për takim me banorët.

Ndërkohë, Boçi në një deklaratë që ka dhënë për mediat, ka sqaruar konfliktin fizik  që pati me biznesmenin, duke thënë se ky i fundit e ka kërcënuar me jetë. Më tej, sulmin e Lucës e ka cilësuar si agresion me motive politike, duke shtuar se ky i fundit ka mbështetjen e Ramës.

Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar edhe Luca, ku në një deklaratë që ka bërë për mediat, ka thënë Boçi e ka sharë dhe madje e ka provokuar. Sipas tij, Boçi e ka qëlluar teksa po futej në një lokal duke i marrë edhe telefonin. Në fjalën e tij, Luca kërkoi publikimin e pamjeve të sherrit, duke shtuar se ato do të vërtetojnë pafajësinë e tij. 

Në lidhje me sherrin, ka reaguar dhe drejtuesi politik në Elbasan, Gazment Bardhi, i cili ka thënë se agrasioni i Lucës ndaj Boçit, është dëshmi e dësjpërimit të Ramës për humbjen e sigurtë. 

Ndërkohë deri më tani Policia e Elbasanit ka shoqëruar tre persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë gjatë përplasjes fizike mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi me biznesmenin e njohur, Gjergj Luca. Po ashtu bëhet e ditur se policia ka sekuestruar pamjet e kamerat e lokalit, të cilat kanë filmuar gjithçka.

Kjo është përplasja e tretë që ndodh në Elbasan brenda harkut kohor të më pak se një jave. Gjithçka nisi me përplasjen e simpatizantëvë të PS dhe PD gjatë Ditës së Verës, për t’u pasuar me sherrin e sotëm. Ndërsa po ashtu edhe ish-deputeti tjetër demokrat, Aurel Bylykbashi ka pretenduar sot se është kërcënuar nga Taulant Balla. 

(k.m/A.k; a.b/ dosja.a)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj luca luciano boci sherri luca-boci gjergj luca luciano boci sherri luca-boci

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2021, 12:17

SPANJË– 52 persona janë vë në në pranga në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të koduar me emrin “Ferro”, të udhëhequr nga Policia Kombëtare Spanj...