Aktualitet

Durrës, mësuesit bojkotojnë vaksinimin, shkolla mbyll dyert edhe për gazetarët

18 Mars 2021, 12:01 Nga DOSJA
Durrës, mësuesit bojkotojnë vaksinimin, shkolla mbyll dyert edhe

DURRËS– Shkolla “Jan Kukuzeli” ka hapur dyert ditën e sotme për të pritur mësuesit që duan të vaksinohen, por ende nuk është paraqitur asnjë prej tyre.

OraNews shkruan se dera e shkollës, qëndron e mbyllur për gazetarët, të cilët nuk lejohen të futen brenda e të pyesin në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit.

Shumë arsimtarë kanë refuzuar që të marrin dozën e vaksinës nga Astrazeneca për shkak të bllokimit që i kanë bërë vendet e Europës. Edhe dje, janë paraqitur 1 në 4 arsimtarë të planifikuar për tu vaksinuar. .

Prej të shtunës, Shqipëria nisi vaksinimin e mësuesve me 38 mijë e 400 dozat AstraZeneca që mbërritën nga Suedia në vendin tonë. Qeveria dhe kryeministri janë shprehur optimistë, por dhjetra mësuesë në të gjithë vendin kanë refuzuar dhe ende nuk janë paraqitur për të marrë vaksinën. Në total nga e shtuna deri më sot vaksinën e kanë marrë 2664 mësuesë nga 25 mijë mësuesë që ka në të gjithë vendin. Bllokimi i vaksinës AstraZeneca nga shumë vende në Evropë i ka bërë qytetarët shqiptarë të pasigurtë mbi efikasitetin dhe efektet anësore të kësaj vaksine.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres mesuesit bojkotojne vaksinimin ne durres durres mesuesit bojkotojne vaksinimin ne durres

Sondazh

Poll