Aktualitet

‘Iu bë lindje e sforcuar, bebja në gjendje të mirë’/ Rastet me Covid, gazetari: Në reanimacion qëndror ndodhet një gr

18 Mars 2021, 11:24 Nga DOSJA
‘Iu bë lindje e sforcuar, bebja në gjendje të

TIRANË– Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë të ditur se në spitalin ‘Nënë Tereza’ ndodhet e intubuar një grua e cila ka qënë shtatzënë me fëmijën 27 javëshe. Asaj iu është dashur ti bëhej lindje e sforcuar pasi ishte në gjendje të rëndë nga Covid. Mësohet se bebja ndodhet në gjendje të mirë për jetën.

Ndërkohë gazetari raportoi se një tjetër grua shtatzënë e prekur nga Covid ëshë shtruar në spital si dhe në gjendje të rëndë ndodhet ish-mjekja e poliklinikës së iranianit.

Ka rreth 440 të shtruar, 222 më pak se 28 shkurt, që konsiderohet piku i shtrimeve. Ka pasur 662 shtrime, kurse 440 të shtruar. Kjo ka sjellë lirim të shtretërve, në COVID-2 ka rreth 133 pacientë të shtruar, nga 250 shtretët pas zgjerimit si pasojë e situatës së rënduar. U shtuan shtretër, u hapën dhe pavione të tjera. COVID-1, dhe në spitale satelit, në 3 dhe 4. Ngarkesa spitalore nga 60-70% të totalit të kapaciteteve, Rënie të ndjeshme 30-40% të ngarkesës spitalore. Urgjenca, 15 në ditë nga 70 muajin e kaluar, vijnë në stadin më kritik të jetës.

Në Nënë Tereza ndodhet e intubuar një grua që ka qenë shtatzënë në mbërritjen, 27 javëshe bebja. Gruaja e re është transferuar në reanimacionin qendror, ku i është bërë lindje e sforcuar për të shpëtuar foshjen, dhe ndodhet mirë, por nëna është intubuar. Intubimi ka ndodhur para lindjes. Në dijeninë time lindja prematurë është bërë në moment e intubimit.Në reanimacion qëndror ndodhet dhe një shtatzënë, ka bërë lindje prematurë, dhe informacionet thonë që është mirë. Në gjendje të rëndë ndodhet ish-mjekja e poliklinikës së iranianit, që kishte 3-4 vite në pension. Ndodhet në intubim. ‘’- tha Erjon Skëndaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjon skendaj infektivit rastet me covid erjon skendaj infektivit rastet me covid

Sondazh

Poll