Aktualitet

18 Mars 2021, 12:17 Nga DOSJA

SPANJË– 52 persona janë vë në në pranga në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të koduar me emrin “Ferro”, të udhëhequr nga Policia Kombëtare Spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me Europol dhe zbatimin e ligjit nga pesë vende të tjera, si Policia Kombëtare e Kolumbisë (Policía Nacional de Columbia), Policia Kombëtare Hollandeze (Politie), Policia Gjyqësore Portugeze (Polícia Judiciária), Agjencia Kombëtare e Krimit e MB dhe SH.B.A. Dogana dhe Mbrojtja e Kufirit.

Europol shkruan se është kapur nëndetësja e parë në qytetin e Malagas, teksa trafikonte mbi 3 tin kokainë dhe 700 kilogramë hashash. Mësohet se hetimet për këtë operacion kanë nisur që në muajin prill të vitit 2020, kohë nga e cila janë kryer 47 bastisje shtëpish të kryera në qytetet spanjolle të Tarragona (6), Barcelona (11), Gerona (3), Málaga (11), Castellón (4), Valencia (2), Murcia (7), Cádiz (1), Granada (1) dhe Badajoz (1);

Gjithashtu, gjatë operacionit është sekuestruar edhe një skaf me vlerë mbi 300 mijë euro në provincën e Murcia. Mes të arrestuarve janë shtetas spanjollë, kolumbianë dhe Dominikanë, të përfshirë në trafikimin në shkallë të gjerë të kokainës, hashashit dhe marijuanës. Sipas Europol, kriminelët vepronin nga Spanja, konkretisht nga Kataluna. 

Si fillim në muajin nëntor të vitit 2020, oficerët e policisë në Spanjë arrestuan udhëheqësin e këtij rrjeti kriminal në Tarragona, së bashku me 13 bashkëpunëtorët e tij. Ndërsa në muajin shkurt të vitit 2021, një tjetër degë e këtij grupi të krimit të organizuar u vu në shënjestër. Katër individë u arrestuan në Tarragona dhe u sekuestrua një ngarkesë prej 583 kg hashash gjatë rrugës për në Francë dhe Itali. 

Një nga shënjestrat kryesore u arrestua po gjatë muajit shkurt të këtij viti në aeroportin El Prat në Barcelonë ndërsa po përpiqej të ikte në Hollandë. Si rezultat i këtij arrestimi, një depo u kontrollua në Barcelonë e cila çoi në sekuestrimin e 300 kilogramëve kokainë.  Po në Barcelonë u zbulua një laborator kokaine pranë një plantacioni të brendshëm të kanabisit me mbi 1 150 bimë. 

REZULTATET E OPERACIONIT FERRO

47 bastisje shtëpish të kryera në qytetet spanjolle të Tarragona (6), Barcelona (11), Gerona (3), Málaga (11), Castellón (4), Valencia (2), Murcia (7), Cádiz (1), Granada (1) dhe Badajoz (1);

52 individë të arrestuar;

2 varka të sekuestruara: një anije gjysmë-zhytëse në Malaga dhe një skaf me vlerë mbi 300 000 € në provincën e Murcia;

Mbi 3 ton kokainë e sekuestruar, së bashku me 700 kilogramë hashash dhe mbi 100 000 € në para të gatshme. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet finalizohet operacioni ferro sekuestrohet nendetesja me droge ne spanje finalizohet operacioni ferro sekuestrohet nendetesja me droge ne spanje

Sondazh

Poll