Aktualitet

Gjendet një granatë tek Liqeni i Thatë, u pikas në baltë, forcat xheniere kryejnë shpërthim të kontrolluar

18 Mars 2021, 11:37 Nga DOSJA
Gjendet një granatë tek Liqeni i Thatë, u pikas në

TIRANË– Një granatë e vjetër është gjetur dhe është plasur me shpërthim të kontrolluar nga forcat xheniere. Sipas njoftimit të Policisë, granata është pikasur në mes të baltës tek zona e njohur si Liqeni i Thatë në kryeqytet.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat xhenierë, të cilat kanë kryer shpërthim të kontrolluar, në mënyrë që granata e vjetër të ishte e padëmshme për banorët.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Me datë 18.03.2021, tek Liqeni i thatë, nga forcat xheniere është bërë një shpërthim i kontrolluar i një granate të vjetër të gjendur në baltë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet liqeni i thate shperthehet granata ne tirane liqeni i thate shperthehet granata ne tirane

Sondazh

Poll