Aktualitet

Ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin në Kuçovë, lihet në burg pedofili, rrëfimi i Petrit Pires: Bleva dy sufllaqe, i shkova në

18 Mars 2021, 12:46 Nga DOSJA
Ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin në Kuçovë, lihet në

TIRANË– Është lënë në burg “pedofili” 31-vjeçar Petrit Pire. Gjykata e Beratit vendosi për të masën e sigurisë “arrest në burg” pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht minorenin 13-vjeç me inicialet G.Ç.

Para gjykatës ai është shprehur se me të miturin është njohur përmes lojës ‘Free Fire’ aty ku luanin online. Pire ka shtuar se ka dashur ta takojë 13-vjeçarin, ndaj i ka kërkuar që ta takojë. Ai ka blerë dy sufllaqe, i kishte shkuar pranë repartit ushtarak ku ai jetonte dhe sipas tij vetëm kanë konsumuar ushqim e më pas është larguar. 31-vjeçari i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për ngacmim seksual.

“Unë jam njohur me 13-vjeçarin nëpërmjet lojës Free Fire që luanim prej disa muaj bashkë në internet, ku ishin edhe 2 lojtarë të tjerë. Pasi pashë profilin e tij dhe meqë jetonim afër njëri-tjetrit i kërkova të takoheshim nga afër. Kam shkuar në afërsi të një reparti ushtarak në fshatin Moravë ku ai jetonte dhe kisha marë me vete edhe 2 sufllaqe, të cilat i kisha blerë për ti ngrënë së bashku. Kam qëndruar 30 minuta me të, derisa mbaruam ushqimin dhe jam larguar për në banesën time, nuk e kam prekur në asnjë moment”-ka thënë në sallën e gjyqit Petrit Pire.

SI NDODHI NGJARJA:

Arrestimi i 31-vjeçarit Petrit Pire u krye mbrëmjen e së hënës në banesën e tij. Ngjarja kishte ndodhur 2-javë më parë por i mituri nuk u kishte treguar prindërve. Të hënën ai u kishte treguar familjarëve dhe ata e kanë shoqëruar në polici për të denoncuar ngacmimin seksual. 13-vjeçari ka treguar gjithçka kishte ndodhur, në prani edhe të një psikologu. I mituri ka treguar se ishte njohur me Piren në lojën Free Fire dhe pasi e kishte ftuar për tu takuar, ai kishte shkuar.I mituri ka treguar se Pire i ka zbërthyer pantallonat, ja ka ulur poshtë dhe e ka fërkuar në organet gjenitale. 13-vjeçari është trembur, ka bërtitur dhe është larguar me vrap.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet petrit pire petrit pire

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2021, 12:17

SPANJË– 52 persona janë vë në në pranga në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të koduar me emrin “Ferro”, të udhëhequr nga Policia Kombëtare Spanj...