Sport

“Skenari” i UEFA-s për Euro 2020, ka ngjallur zemërim në Gjermani

18 Mars 2021, 11:15 Nga DOSJA

GJERMANI – Projekti i shpallur nga UEFA, për të hapur dyert e stadiumeve që çdo ndeshje e Euro 2020 të luhet me një numër të kufizuar tifozësh, është pritur me reagime shumë kritike në Gjermani, ku janë planifikuar të zhvillohen katër ndeshje të turneut, që të gjitha në Mynih.

“Kërkesa e UEFA-s është marrëzi dhe e papërgjegjshme, duke parë sfidat në lidhje me pandeminë, me të cilën 12 vendet pritëse, ende duhet të përballen, – ka komentuar presidenti i komisionit sportiv të parlamentit gjerman, Dagmar Freitag. – Edhe një herë, bota e futbollit është mjaft e larguar nga realiteti aktual i jetës sonë”.

Federata Gjermane e Futbollit (Dfb) tha, se po shqyrton të gjithë skenarët “në përputhje me rregulloret” me shpresën, se tifozët do të jenë në gjendje të ndjekin ndeshjet e planifikuara për t’u zhvilluar në Mynih.

Por kryetari i bashkisë së qytetit, Dieter Reiter, ka deklaruar, se kjo gjë është e pamundur të parashikohet deri në prill, kur UEFA duhet të vendosë përfundimisht për vendin e ndeshjeve, të cilat do të zhvillohen në qershor.

“Ajo që është e qartë, – shton ai, – tani është fakti se në këtë moment nuk lejohen ngjarje të këtij lloji me spektatorë. Unë do të doja që zyrtarët e UEFA-s të kishin një shkëmbim të drejtpërdrejtë me qytetet pritëse, për të gjetur një zgjidhje së bashku”,- është shprehur kryebashkiaku i Mynihut.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport euro 2020 per hapjen e stadiumeve projekti i uefa-s qyteti i mynihut euro 2020 per hapjen e stadiumeve projekti i uefa-s qyteti i mynihut

Sondazh

Poll

Sport 18 Mars 2021, 07:56

Milan-Manchester United, sot gara e “djajve”

ITALI – Një javë kaloi shpejt dhe klubet tani i rikthehen pa humbur kohë ndeshjeve të kthimit në fazën e 1/8-ave në Europa League. Të enjten e kaluar gjashtë sk...

Sport 18 Mars 2021, 07:47

Schillaci: “Ronaldo po kërkon ekipin e ri”

ITALI – Totò Schillaci, ish sulmues i Juventusit dhe ekipit kombëtar italian, me të cilin ishte protagonist në “netët magjike” të Italisë në vitet ‘90-t, ...