Sport

Mjeku jep alarmin: “Një operacion i tretë i rrezikon karierën Hazardit”!

18 Mars 2021, 10:11 Nga DOSJA

SPANJE – Sulmuesi belg Eden Hazard, i cili në korrikun e vitit 2019 u transferua nga Chelsea te Real Madrid po kalon momentin më të vështirë të karrierës. Dëmtimet e shumta kanë bërë që 30-vjeçari të mos shprehë aftësitë e tij te kampionët e Spanjës.

Të shqetësuar për këtë situatë janë jo vetëm te “los blancos” e Zidanes, por edhe te “djajtë” e kombëtares së Belgjikës. Doktori i njohur spanjoll, Jose Gonzalez thekson, se situata e Hazard është shumë problematike.

“Një operacion i tretë në kyçin e këmbës është shumë i rrezikshëm, mund të ekzistojë mundësia që lojtari të mos luajë më futboll. Pa kryer operacionin, ai mund të jetë në gjendje të stërvitet për muaj me radhë, por nuk mund të luajë.

Nga eksperienca ime, unë mendoj se është e vështirë ta shohim Hazard sërish në fushë me Realin këtë sezon. Eden nuk duhet të kthehet në fushë pa u rikuperuar plotësisht, ai rrezikon të dëmtohet sërish nëse nxiton të kthehet,”- ka deklaruar Gonzalez.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eden hazard real madrid eden hazard real madrid

Sondazh

Poll

Sport 18 Mars 2021, 07:56

Milan-Manchester United, sot gara e “djajve”

ITALI – Një javë kaloi shpejt dhe klubet tani i rikthehen pa humbur kohë ndeshjeve të kthimit në fazën e 1/8-ave në Europa League. Të enjten e kaluar gjashtë sk...

Sport 18 Mars 2021, 07:47

Schillaci: “Ronaldo po kërkon ekipin e ri”

ITALI – Totò Schillaci, ish sulmues i Juventusit dhe ekipit kombëtar italian, me të cilin ishte protagonist në “netët magjike” të Italisë në vitet ‘90-t, ...