Sport

Haaland në “vitrinë”, Dortmundi kërkon 150 milionë euro për të

18 Mars 2021, 09:49 Nga DOSJA
Haaland në “vitrinë”, Dortmundi kërkon 150

SPANJE – Edhe pse kampionatet në Europë nuk kanë përfunduar, merkatoja e verës “ka nisur” në mediat dhe zyrat e klubeve të kontinentin. Tregu ka nisur testimet. Borussia Dortmund, ka nxjerrë në “vitrinë” 20-vjeçarin norvegjez Erling Haaland, i cili po shkëlqen në radhët e saj në Bundesligë.

Klubi gjerman kërkon 150 milionë euro për ta lënë të lirë, teksa “El Chiringuito” thekson se dëshira e madhe e norvegjezit është Real Madrid. Haaland ka shkuar edhe më tej, duke rritur shpresat e tifozëve të “Los blancos”.

Sulmuesi i talentuar i Dortmundit nuk i ka kursyer pëlqimet në dy postime të Sergio Ramos dhe Vinicius Junior, pas fitores me Atalantën në Champions League. Dëshira e tij që të luajë në “Santiago Bernabeu” nuk është e fshehtë.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport borussia dortmund erling haaland real madrid borussia dortmund erling haaland real madrid

Sondazh

Poll

Sport 18 Mars 2021, 07:56

Milan-Manchester United, sot gara e “djajve”

ITALI – Një javë kaloi shpejt dhe klubet tani i rikthehen pa humbur kohë ndeshjeve të kthimit në fazën e 1/8-ave në Europa League. Të enjten e kaluar gjashtë sk...

Sport 18 Mars 2021, 07:47

Schillaci: “Ronaldo po kërkon ekipin e ri”

ITALI – Totò Schillaci, ish sulmues i Juventusit dhe ekipit kombëtar italian, me të cilin ishte protagonist në “netët magjike” të Italisë në vitet ‘90-t, ...