Sport

Simeone: “Chelsea e meritoi kualifikimin, ndërsa zëvendësimi i Suarez është i bezdisshëm”

18 Mars 2021, 07:33 Nga DOSJA
Simeone: “Chelsea e meritoi kualifikimin, ndërsa

ANGLI – Atletico Madrid humbi sërish me Chelsea. Ekipi i Tuchel fitoi 2-0 në “Stamford Bridge” dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Champions League me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Trajneri i “Colchoneros”, Diego Simeone u tregua i sinqertë në prononcimin pas ndeshjes dhe uroi kundërshtarët.

“Duke marrë parasysh dy ndeshjet e luajtura, Chelsea e meritoi kualifikimin. Në takimin e parë ishim të barabartë, por ata shënuan. Sonte luajtën më mirë se ne dhe e merituan fitoren. Tentuam të gjenim një mënyrë për të shënuar, por nuk ia dolëm të gjenim hapësira pavarësisht përpjekjeve tona.

Suarez? Është normale që lojtarët të bezdisen kur i zëvendëson. Ne donim të ndryshonim gjërat përpara, tentuam të gjenim një tjetër mënyrë për të sulmuar. Sigurisht që nuk po justifikohem. Chelsea ishte skuadra më e mirë në fushë dhe nuk mund të ankohem aspak”.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 18 Mars 2021, 07:56

Milan-Manchester United, sot gara e “djajve”

ITALI – Një javë kaloi shpejt dhe klubet tani i rikthehen pa humbur kohë ndeshjeve të kthimit në fazën e 1/8-ave në Europa League. Të enjten e kaluar gjashtë sk...

Sport 18 Mars 2021, 07:47

Schillaci: “Ronaldo po kërkon ekipin e ri”

ITALI – Totò Schillaci, ish sulmues i Juventusit dhe ekipit kombëtar italian, me të cilin ishte protagonist në “netët magjike” të Italisë në vitet ‘90-t, ...