Sport

Milan-Manchester United, sot gara e “djajve”

18 Mars 2021, 07:56 Nga DOSJA

ITALI – Një javë kaloi shpejt dhe klubet tani i rikthehen pa humbur kohë ndeshjeve të kthimit në fazën e 1/8-ave në Europa League. Të enjten e kaluar gjashtë skuadra hodhën një hap të sigurt drejt shortit të fazës çerekfinale, që do të hidhet ditën e premte në mesditë, në Nyon të Zvicrës.
Me shumë gjasa, Ajaxi i Amsterdamit, Villarreali, Roma, Arsenali, Tottenhami dhe Granada do të jenë mes tetë skuadrave më të mira që do të sulmojnë trofenë në edicionin e 12-të të Europa League-s, për shkak të fitoreve me diferencë që siguruan në ndeshjet e vajtjes, kështu që vëmendja natyrshëm përqëndrohet te takimet Milan – Manchester United dhe Rangers – Slavia Praha.
Që kur u hodh shorti, përballja që ra në sy menjëherë ishte pikërisht ndeshja United – Milan e në fakt edhe ndeshja e parë që zhvilluan këto dy ekipe në stadiumin “Old Trafford” nuk zhgënjeu aspak. Derbi i “djajve” në “Teatrin e Ëndrrave” pati nga të gjitha, megjithatë në fund dy ekipet nuk shkuan përtej një barazimi me gola, duke shtyrë në këtë mënyrë gjithçka për në duelin e kthimit.

United konsiderohej si klubi favorit për të triumfuar në edicionin e sivjetshëm jubilar të aktivitetit të dytë më të rëndësishëm të Kupave të Evropës, madje për hir të së vërtetës në ndeshjen e parë bookmakersat vendas e kuotonin shumë ulët ekipin e drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskajer, por në fakt ngjarjet në Ishull rrodhën krejt ndryshe, pavarësisht se goli i barazimit nga kuqezinjtë u realizua vetëm në çastet e fundit të takimit.
Pioli ka rekuperuar ish-sulmuesin e “Red Devils”, Zlatan Ibrahimovic, gjithsesi sulmuesi shtatlartë suedez do ta nisë takimin nga stoli, ndërsa në krahun tjetër në harkun e vetëm katër ditëve Solskjaer luan mundësitë e vetme për të fituar trofe në këtë sezon, duke patur parasysh që të dielën e ardhshme do të masin forcat në “King Power Stadium”, me Leicester City-n, në fazën çerekfinale të FA Cup. Ndeshja do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “San Siro” dhe do të drejtohet nga kryesori gjerman Felix Brych, ndërkaq sa i përket bilancit të përgjithshëm në Kupat e Europës United ka humbur 4 nga 5 sfidat e luajtura me kuqezinjtë në Itali, gjithsesi përjashtim bën triumfi 3-2, i regjistruar pikërisht në përballjen e fundit të “Djajve të Kuq”, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, në fazën e 1/16 në Champions, 11 vjet më parë.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 18 Mars 2021, 07:47

Schillaci: “Ronaldo po kërkon ekipin e ri”

ITALI – Totò Schillaci, ish sulmues i Juventusit dhe ekipit kombëtar italian, me të cilin ishte protagonist në “netët magjike” të Italisë në vitet ‘90-t, ...