Sport

Me datë 28 mars zbarkon në Prishtinë/ Kosovarët e Suedisë sfidojnë Ibrahimovic, pjesë edhe ish-mbrojtësi i Skënderbeut:

18 Mars 2021, 11:07 Nga DOSJA
Me datë 28 mars zbarkon në Prishtinë/ Kosovarët e

SUEDI-Kombëtarja e Kosovës nuk ishte shumë me fat në shortin për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Dardanët ndodhen në grup me Spanjën,Greqinë,Gjeorgjinë dhe Suedinë. Zlatan Ibrahimovic do të zbarkojë në Prishtinë dhe disa futbollistë do të kenë mundësi të takojnë një legjendë të vërtetë. Në të vërtetë Dreseviq dhe Zeneli janë dy lojtarët që kanë lindur në Suedi. Prandaj është logjike që Aftonbladet të intervistojë lojtarët e Kosovës me një të kaluar në kampionatin suedez. Dreseviç, në veçanti, mezi pret.

“Zlatan është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe rikthimi i tij sigurisht që përmirëson ekipin kombëtar suedez. Nëse do të duhej ta takoja do të ishte kënaqësi, ai është një futbollist që më frymëzon. Për mua është një ndeshje e veçantë sepse jam rritur në Suedi. Ata janë favoritë, por ne do të luajmë për të, pavarësisht nëse Zlatan është në fushë apo jo ”

Edhe pse nuk ka lindur në Suedi, Fidan Aliti ka luajtur atje. Ai e kupton se rikthimi i Ibra-s është diçka e veçantë. “Kjo është e rëndësishme për Suedinë. Ai është futbollisti i tyre më i mirë dhe të gjithë e dimë se çfarë është i aftë të bëjë. Ai ka përvojë të jashtëzakonshme, është një yll i klasit botëror dhe mund të ndihmojë Suedinë të fitojë më shumë respekt nga ekipet e tjera.

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, aktualisht pjesë e Zurich në kampionatin zvicerian do të ketë një duel interesant me sulmuesin e Milanit. komunikimit. Zlatan është i vetmi në botë që mund të thotë disa gjëra pa u dukur arrogant. Unë kam shumë respekt për karrierën e tij, por sigurisht nuk kam frikë ta takoj. Përkundrazi, unë dua t’i tregoj se sa i fortë jam “. Përfundon Aliti.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic kosova suedia ibrahimovic kosova suedia

Sondazh

Poll

Sport 18 Mars 2021, 07:56

Milan-Manchester United, sot gara e “djajve”

ITALI – Një javë kaloi shpejt dhe klubet tani i rikthehen pa humbur kohë ndeshjeve të kthimit në fazën e 1/8-ave në Europa League. Të enjten e kaluar gjashtë sk...

Sport 18 Mars 2021, 07:47

Schillaci: “Ronaldo po kërkon ekipin e ri”

ITALI – Totò Schillaci, ish sulmues i Juventusit dhe ekipit kombëtar italian, me të cilin ishte protagonist në “netët magjike” të Italisë në vitet ‘90-t, ...