Sport

Schillaci: “Ronaldo po kërkon ekipin e ri”

18 Mars 2021, 07:47 Nga DOSJA
Schillaci: “Ronaldo po kërkon ekipin e ri”

ITALI – Totò Schillaci, ish sulmues i Juventusit dhe ekipit kombëtar italian, me të cilin ishte protagonist në “netët magjike” të Italisë në vitet ‘90-t, nuk ka dyshime për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.
Ai beson se pas asaj që ndodhi në Ligën e Kampionëve dhe kritikave të shumta që 36-vjeçri mori, do ta largojë atë nga Juventusi. “Ky do të jetë viti i tij i fundit në Juve”, tha ish-lojtari, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.
“Unë nuk e di nëse klubi do të ofrojë rinovimin, ajo që është e sigurt është se Ronaldo nuk do të vonojë shumë për të gjetur një ekipi i ri. Kritikat që ai mori në Ligën e Kampionëve ishin të tepruara, ai është sulmuesi më i mirë në botë. Mund të ndodhë që të ketë një lojë të keqe: Juve, ndoshta, e nënvlerësoi rivalin”.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll