Sport

Plas përsëri te Vllaznia… Presidentja Ademi gjobit trajnerin Brdariç

18 Mars 2021, 10:42 Nga DOSJA

SHKODER – Duke parë rezultatet e ndeshjeve të fundit, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, njëherësh edhe presidente e skuadrës së Vllaznisë, për shkak të mungesës së rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta të skuadrës shkodrane, ka gjobitur trajnerin gjerman Thomas Brdariç me 1.5 milionë lekë të vjetra.

“Rezultatet e dobëta të skuadrës në ndeshjet e fundit si trajner dhe mungesa e disiplinës të ngarkojnë/akuzojë me përgjegjësi duke rrezikuar objektivat e klubit, prandaj kërkohet që ju jo vetëm të rrisni nivelin e vendim-marrjes gjatë procesit dhe lojës, por edhe të motivoni lojtarët për rezultate pozitive”, thuhet ndër të tjera në dokumentin që mban që dje firmën e presidentes Ademi, i cili tani është bërë viral në rrjetet sociale.

Humbja e fundit në “Loro Boriçi” ndaj skuadrës ballshiote të Bylisit, solli edhe pakënaqësit e drejtuesve që shkuan deri aty sa menduan shkarkimin e trajnerit, por më pas bën prapaktheu duke parë opionin publik, por edhe mendimin e lojtarëve.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport presidentja voltana ademi thomas brdaric. vllaznia presidentja voltana ademi thomas brdaric. vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 18 Mars 2021, 07:56

Milan-Manchester United, sot gara e “djajve”

ITALI – Një javë kaloi shpejt dhe klubet tani i rikthehen pa humbur kohë ndeshjeve të kthimit në fazën e 1/8-ave në Europa League. Të enjten e kaluar gjashtë sk...

Sport 18 Mars 2021, 07:47

Schillaci: “Ronaldo po kërkon ekipin e ri”

ITALI – Totò Schillaci, ish sulmues i Juventusit dhe ekipit kombëtar italian, me të cilin ishte protagonist në “netët magjike” të Italisë në vitet ‘90-t, ...