Sport

Kosova zyrtarizon “dardanët”, vetëm një portier, risia e Challandes

18 Mars 2021, 06:39 Nga DOSJA

KOSOVE – Trajneri Bernard Challandes ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet, që Kosova do t’i luajë gjatë muajit mars. Për miqësoren kundër Lituanisë dhe ndeshjet e fazës kualifikuese për “Katar 2022” ndaj Suedisë dhe Spanjës, tekniku zviceran ka ftuar 27 futbollistë, prej tyre katër portierë.

Për herë të parë në skuadrën përfaqësuese të Kosovës është ftuar edhe portieri i Olimpik Donetsk, 25-vjeçari Betim Halimi, i cili është edhe risia e vetme në radhët dardanëve, ndonëse është pritur që Kosova të freskonte radhët me futbollistë të rinj, pas zhgënjimit në Nations League.

Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës do të akomodohen në hotel “Emerald”, ndërsa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën më 22 mars, në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bernard challandes kosova perfaqesuesja e dardaneve trajneri zviceran bernard challandes kosova perfaqesuesja e dardaneve trajneri zviceran

Sondazh

Poll