Sport

Eliminohet nga Kupa e Kosovës, Devolli jep dorëheqjen

18 Mars 2021, 06:09 Nga DOSJA

KOSOVE – Trajneri gjirokastrit Bledar Devolli nuk është më trajner i Drenicës. Skuadra nga Skënderaj, humbi 1-0 ndaj Dukagjinit të divizionit të dytë, duke u eliminuar nga çerekfinalet e Kupës së Kosovës. Kjo ka bërë që Devolli të japë dorëheqjen, teksa nga detyra e trajnerit të Drenicës, skuadër të cilën e drejton që nga 25 tetori i vitit të kaluar.

 “Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës.

Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë. Ne e falënderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës“, lexohet në postimin e klubit dardan.

Edhe në Ipko Superligën e Kosovës, Drenica ka arritur rezultate zhgënjyese. Pas së 25-të të kampionatit, skuadra e Skënderajt, me 26 pikët e grumbulluara, renditet në vendin e parafundit, duke luftuar për të mos zbritur nga kategoria.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bledar devolli kupa e kosoves skuadra nga skenderaj trajnerti i drenices bledar devolli kupa e kosoves skuadra nga skenderaj trajnerti i drenices

Sondazh

Poll