Aktualitet

Goditën me sende të forta 52-vjeçarin dje në Lushnje dhe i thyen xhamat e makinës, bien në pranga 2 persona (DETAJE)

18 Mars 2021, 08:09 Nga DOSJA
Goditën me sende të forta 52-vjeçarin dje në Lushnje dhe i

LUSHNJE– Ditën e sotme kanë rënë në prangat e policisë dy personat që në bashkëpunim me njëri-tjetrin goditën me sende të forta një 52-vjeccar për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë Sektor, ku gjatë konfliktit ata i kanë dëmtuar edhe automjetin tip “Fiat Punto” të 52-vjeçarit, duke i thyer xhamat. Dosja.al raportoi dje se 52-vjeçari u dërgua në spital pas dëmtimeve të marra.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 40 vjeç, E. B., 20 vjeç, si edhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. B., 17 vjeç, të tre banues në Çermë Sektor, Divjakë.

Këta shtetas, në datë 17.03.2021, në fshatin Çermë Sektor, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me sende të forta, shtetasin Sh. P., 52 vjeç, banues në Çermë Sektor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, këta shtetas kanë dëmtuar edhe automjetin tip “Fiat Punto” të 52-vjeçarit, duke i thyer xhamat.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne cerme sherr ne cerme

Sondazh

Poll