Aktualitet

Terrorizuan Novoselën me armë zjarri, arrestohen dy adoleshentë, procedohen katër të tjerë që ‘kyçën gojën’

18 Mars 2021, 08:05 Nga DOSJA
Terrorizuan Novoselën me armë zjarri, arrestohen dy adoleshentë,

VLORË– Dy adoleshentë një i moshës 17 vjeç dhe tjetri i moshës 16 vjeç, janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë kanosur me armë zjarri një person, Ngjarja mësohet se ka ndodhur një natë më parë në Vlorë, në njësinë administrative Novoselë.

Ka enë 17-vjeçari me inicialet V. M. ai që ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke kanosur personin me iniciale E. I., 23 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë. Ndërsa 16-vjeçari ka ndihmuar në fshehjen e armës së zjarrit. 

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar. Katër persona të tjerë, me inicialet  Dh.M, J. M, V. Ll, dhe R. B, u proceduan në gjendje të lirë, pasi kanë qenë të pranishëm dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Njoftimi i policisë Vlorë

Kanosi një shtetas duke qëlluar me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari. Në pranga dhe një 16-vjeçar, pasi fshehu armën e zjarrit. Proçedohen penalisht 4 shtetas të tjerë për “Moskallzimi i krimit”. Mbrëmjen e datës 17.03.2021, në fshatin Akërni, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi V. M. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur shtetasin E. I., 23 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Pasi ka ndodhur ngjarja shtetasi D. Ll, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi V. M. ka kanosur shtetasin E. I. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve V. M, 17 vjeç, banues në fshatin Trevllazër dhe D. Ll., 16 vjeç, banues në fshatin Bishan.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit Dh.M, J. M, V. Ll, dhe R. B,, pasi ka qenë të pranishëm dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy 17 vjecare ne novosele te shtena me arme zjarri ne vlore vlore arrestohen dy 17 vjecare ne novosele te shtena me arme zjarri ne vlore vlore

Sondazh

Poll