Sport

“Kridens Meta një ordiner dhe palaço”, Gaz Demi shfaqet ndryshe, eleminimi në Kupë ndaj Laçit tërbon presidentin e Par

17 Mars 2021, 18:54 Nga DOSJA
“Kridens Meta një ordiner dhe palaço”, Gaz Demi shfaqet

TIRANË-Plot 120 minuta lojë me ritëm e luftë të fortë sportive, nuk mjaftuan që Laçi e Partizani të shënojnë qoftë edhe një gol të vetëm në sfidën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa nga pika e penalltive fati u buzëqeshi kurbinasve, që siguruan kalimin në gjysmëfinale. Një ndeshje që pati disa episode ku ndoshta skuadra më e dëmtuar ishte Partizani me disa vendime të dyshimta të arbitrti Kridens Meta.

Në pjesën e parë Ignjatovic ndërhyri në zonë ndaj Çinarit, por arbitri kryesor, Kridens Meta nuk fërshëlleu, teksa një episod i ngjashëm ndodhi edhe në pjesën e dytë, megjithëse jo kaq flagrant. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar ashpër presidenti i Partizanit, Gazmend Demi.

Për Panorama Sport pas ndeshjes ai ka lëshuar ofendime për arbitrin Meta, i cili sipas tij nuk akordoi dy penallti të rregullta.“Një ordiner, një Kridens Meta, s’kam çfarë them tjetër, ai është një palaço djalë, ishin dy penallti të pastra. S’kam çfarë them, ndeshjen e patë vetë, jeni specialistë më të mire se mua”, mësohet të jetë shprehur Demi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gaz demi laçi partizani gaz demi laçi partizani

Sondazh

Poll