Sport

VIDEO / Kualifikim emocionues i Laçit për në gjysmëfinale, nxjerr jashtë Partizanin

17 Mars 2021, 15:24 Nga DOSJA
VIDEO / Kualifikim emocionues i Laçit për në gjysmëfinale,

LAC – Laçi gjithashtu kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pasi kanë eliminuar Partizanin me ruletën e penalltive pasi 120 minutat përfunduan në barazim 0-0. Një ndeshje shumë e luftuar, me Partizanin më kërkues dhe më të rrezikshëm, pasi ka pasur raste me Çinarin, Malën dhe brazilianin Lucas Cardoso.

Kurbinasit janë kundërpërgjigjur me Shehun dhe Harmon, por pa mundur të shënojnë. Skuadra e Ilir Dajës kishte pretendime për një penallti në pjesën e parë dhe një në të dytën, kurse bardhezinjtë në shtesa.

Kridens Meta nuk akordoi penallti në 120 minuta dhe ndeshja u mbyll 0-0. Trajnerët më pas vendosën kush do të gjuajnë nga pika e bardhë. I pari që gjuajti ishte Çinari, i cili shënoi. Shehu u kundërpërgjigj, duke realizuar.

Mala gjithashtu gjen rrugën e rrjetës, kurse Hoxha ndali Emiljano Mustën. Sherri pret gjuajtet e bardhit dhe Carës. Në fund gjuan Mazrekaj dhe 3-2 për Laçin, që kualifikohet për në gjysmëfinalet e Kupës së 69-të të Shqipërisë
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll