Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich-Lazio nuk prodhon histori! Chelsea merr kualifikim historik ndaj Atletico Madrid

17 Mars 2021, 22:04 Nga DOSJA
CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich-Lazio nuk prodhon histori! Chelsea merr

EUROPË– Janë mësuar edhe dy skuadrat e tjera që do të luajnë në çerekfinalet e Champions League. Bayern Munich kalon pa probleme Lazion. Pas fitores ndeshjen e parë me shifrat 4-1, përballja e dytë ishte thjeshtë një përballje kalimtare për bavarezët që fitojnë 2-1.

Lewandowski në minutën e 33-të do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të shkaktuar nga Muriqi. Në pjesën e dytë bavarezët do të shënonin në të 73-tën me sulmuesin tjetër Choupo-Moting,ndërkohë që goli i nderit për lacialët do të vinte nga Parolo në minutën e 83-të. Një ndeshje pa shumë histori, ku kampionët në fuqi e kishin hipotekuar që në takimin e parë.

CHELSEA-ATLETICO MADRID 2-0

Atletico e Madridit i thotë lamtumirë Championsit që në fazën e 1/8-ave. Skuadra e drejtuar nga “Cholo” Simeone nuk ia doli ta befasonte Chelsea-n brenda në “Stamford Bridge”.

“Los Colchoneros”, që ishin mposhtur 0-1 në “Wanda Metropolitano”, u dorëzuan 2-0 në Londër, ku shënuan Ziech dhe Emerson. Madrilenët e mbyllën takimin me një lojtar më pak, për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Savic.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league champions league

Sondazh

Poll