Sport

50 milionë paund të hedhura në “kosh”, telashet nuk kanë fund për Liverpool! Futbollistët ankohen prej…

17 Mars 2021, 18:18 Nga DOSJA
50 milionë paund të hedhura në “kosh”, telashet nuk

ANGLI-Jurgen Klopp dhe lojtarët e Liverpoolit nuk janë të kënaqur me qendrën e re stërvitore në Kirkby që kushtoi mbi 50 milionë euro. Liverpool nuk stërvitet më në Melwood, zemra e të kuqve për 60 vjet, por në qendrën e re sportive.Transferimi u bë gjatë sezonit aktual dhe nuk është se ka rezulutar fatsjellëse, pasi nga transferimi në këtë qendër stërvitore kanë ardhur gjashtë humbje rradhazi në “Anfield”, diçka që nuk kishte ndodhur që prej 100 vitesh.

Dhe tani, siç raportohet nga Sun, ekziston edhe një problem tjetër që mundon lojtarët e Klopp: kushtet e motit. Zona përreth Kirkby në fakt fryn erë.Tabloidi anglez shpjegon se qendra sportive ndodhet në mes të “Windy Bay”, tmerri i të gjithë futbollistëve amatorë në zonën e Liverpoolit.

Një zonë më shumë subjekt i erërave, madje edhe ish-trajneri i përfaqëseses së Anglisë, Fabio Capello ishte ankuar për këtë problem.Lajmet nga Anglia argumentojnë se lojtarët e Klopp nuk e durojnë dot situatën dhe se duan të kthehen në Melëood. Pavarësisht investimit të bërë nga klubi, duke përfshirë palestra, pishina, hidroterapi dhe dhoma moderne të rimëkëmbjes atletike, lojtarët janë të pakënaqur.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jurgen klopp liverpool jurgen klopp liverpool

Sondazh

Poll