Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Kukësi pa busull në Kupë, Teuta e “flak” edhe nga objektivi kryesor

17 Mars 2021, 17:25 Nga DOSJA
KUPA E SHQIPËRISË/ Kukësi pa busull në Kupë, Teuta e

DURRËS– Kukësi komplikon objektivin Europë.Verilindorët janë në vendin e 6-të dhe shumë larg për të arritur Kupat e Europës. Rruga më e lehtë dukej nga Kupa e Shqipërisë por këtë herë Kukësi i jep lamtumirën duke u eleminuar nga Teuta në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Durrsakët gjetën avantazhin në minutën e 10-të me anë të Emiliano Vilës. Pjesa e dytë ishte me një ritëm më të ulët, kjo për meritë edhe të durrsakëve, që kërkonin të mbronin me çdo kusht avantazhin, ndërsa rastin më të mirë për të barazuar e pati sërish Eze në minutën e 57’, por nuk arriti të shënojë. Një rezultat i tillë qëndroi deri në fund të ndeshjes me Teutën që pret biletën për në gjysmëfinale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi teuta kukesi teuta

Sondazh

Poll