Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Vllaznia, sa shumë drithërima për kualifikimin! Korabi e bën me zemër në minutat e fundit

17 Mars 2021, 17:06 Nga DOSJA
KUPA E SHQIPËRISË/ Vllaznia, sa shumë drithërima për

SHKODËR– Vllaznia kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë përballë Korabit, skuadër që militon në Kategorinë e Parë. Takimi zhvilluar në “Loro Boriçi” përfundoi me shifrat 1-0, një rezultat i ngushtë, por në mënyrën si rrodhën ngjarjet u duk rezultat i drejtë. Kruja në minutën e 16-të të takimit shënoi për shkodranët. Një realizim i tillë u duk se Vllaznia do e kishte të lehtë ndeshjen dhe do të vazhdonte të shënonte, por nuk rezultoi e tillë.

Korabi mbrohet me forca të shumta dhe kërkon të godasë kundërshtarin me anë të kundërsulmeve, por edhe Vllaznia di të mbrohet. Në pjesën e dytë Korabi u mundua më shumë me anë të goditjeve standarte apo të dënimit por pa mundur të gjejnë rrjetën e Zogovic.

Vetëm 1 minutë nga përfundimi i takimit, sulmuesi i Korabit Skuka mund të kishte shënuar nëse do të ishte treguar i saktë përballë portierit të Vllaznisë. Një rast i tillë dëshpëroi sulmuesin, ndërkohë që pas 11 vitesh mungesë, Vllaznia arrin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport korabim kupa e shqiperise vllaznia korabim kupa e shqiperise vllaznia

Sondazh

Poll