Aktualitet

17 Mars 2021, 17:05 Nga DOSJA

FIER– Dy të mitur kanë humbur sot nënën e tyre, pasi 29-vjeçari Demokrat Medinaj qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Irvana! Krimi në familje ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:20 të pasdites në lagjen “Sheq i madh”.

Ishin familjarët e autorit, ata që gjetën të shtrirë në gjak Irvanën, por për t’i thënë kohë 29-vjeçarit që të arratisej, telefonuan shërbimin e Urgjencës për t’i dhënë ndihmën e parë të resë, e cila kishte ndërruar jetë. Me të mbërritur në banesë, bluzat e bardha konstatuan vdekjen e saj dhe menjëherë njoftuan Policinë e Fierit, të cilët mbërritën me urgjenë në vendin e ngjarjes.

Autori ishte larguar prej kohësh, por la pas armën e krimit; një thikë me të cilën i mori jetën nënës së dy fëmijëve të tij pas një konflikti të çastit. Me të kryer vrasjen, nipi i biznesmenit të akuzuar për trafik droge Arben Isufaj (i njohur si Ben Qimja), u largua nga banesa, ndërsa efektivët e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Versioni i tij lidhur me ngjarjen do të zbardhë gjithë çfarë ndodhi mes çiftit, përplasje që sollën më pas edhe vrasjen e të resë.

Fqinjët e familjes Medinaj kanë treguar “off record” se pak pas vrasjes kanë dëgjuar britma nga banesa: Ç’të bëri?! Ndërsa kanë ngritur edhe një version që 29-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Për të bërë të mundur kapjen e tij, Policia ka ngritur pika kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, ndërsa grupi hetimor vijon punën në vendin e ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier demokrat medinaj fier irvana medinaj burri vret gruan ne fier demokrat medinaj fier irvana medinaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2021, 15:44

TIRANË- Anëtarja e Komitetit të Imunizimit dhe Vaksinimit Aida Bushati, ka folur rreth pezullimit të vaksinës AstraZenca në disa vende evropiane, pasi këto...