Aktualitet

Më në fund pas 2 vitesh! Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Redjan Rrajës dhe Ariol Halil

17 Mars 2021, 15:31 Nga DOSJA
Më në fund pas 2 vitesh! Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO

TIRANË– Kur po mbushen 2 vite nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen. Togat e zeza do të gjykojnë dy të arrestuarit e vetëm të atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019 në zonën e njohur si mbikalimi i Shkozetit, Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn.

Nga atentati i ndodhur mbetën të plagosur vetë prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, ndërsa ndërroi jetë shoferi i magjistratit. Andi Maloku shkoi në gjendje të rëndë në spital, ku edhe ndërroi jetë për shkak të plumbave të marrë.

Dy të pandehurit Rraja dhe Halilaj akuzohen për vrasje të funksionarëve publik të mbetur në tentativë, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë vdekjen, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe grup i strukturuar kriminal. Megjithatë asnjë prej tyre nuk e ka pranuar akuzën, duke u deklaruar të pafajshëm. 

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit?

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë një javë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ariol halilaj arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja redjan rraja ariol halilaj arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja redjan rraja

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2021, 14:48

TIRANË- 809 qytetarë janë gjobitur me 3 mijë lekë të reja për shkak se nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse, e cila është bërë e detyrueshme në vendin tonë...