Policia kontrolle tek “njollat e zeza”! Ndëshkohen 1559 shoferë, parakalimet e gabuara u kapën me dron nga AJRI, 17 drejt
TIRANË- 1559 drejtues mjetesh janë ndëshkuar ditën e sotme për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Policia rrugore bën me dije se drejtuesit e mjeteve, të cilët u udhëtonin në gjendje të dehur, dhe kanë shkelur rregullat e qarkullimit janë identifikuar, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Policia, bën me dije se janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat 61 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria e Policisë Rrugore
Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, nga Policia Rrugore, duke përdorur mjete të pauniformuara, kamera radarë e alkooltestues, evidentohen dhe ndëshkohen 1559 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme, të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, po vijon kontrollet në lëvizje në akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
• Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat 61 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu janë vendosur 1559 masa administrative, nga këto:
?467 masa administrative për parakalime të gabuara.
?354 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
?421 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
?234 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
?83 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
??♀apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
#MosUbejStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Më në fund pas 2 vitesh! Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Redjan Rrajës dhe Ariol Halil
TIRANË– Kur po mbushen 2 vite nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen. Togat e zeza do të gj...
‘Mos bërtit ndryshe do të të vrasim’/ U grabit nga 2 persona, 85-vjeçarja rrëfen tmerrin: Ma mbuluan kokën me jorgan,
VLORË– Një grabitje ka ndodhur në Nartë të Vlorës, mesditën e sotme. 85-vjeçarja, e cila ra pre e grabitësve ka treguar për mediat momentin kur dy p...
U gjet pajetë në mes të rrugës, kush është 45-vjeçari nga Gramshi (EMRI)
ELBASAN– Një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve është gjetur i pajetë në Gramsh. Bëhet fjalë për Edmond Shtyllën, rreth 45 vjeç, i cili është gjetur...
Gratë marshojnë në rrugët e Elbasanit me parulla në duar: Kërkojmë qetësi
ELBASAN- Pas ngjarjes që ndodhi më më 14 mars në Elbasan, ku simpatianët e Partisë Demorkatike dhe të Partisë Socialiste patën një përplasje mes tyre, gratë e...
I lidhën duart dhe gojën! Grabitet e moshuara në Nartë, dy persona i hynë në mes të ditës në banesë, 85-vjeçarja treg
VLORË–Një e moshuar nga Narta e Vlorës ka rënë pre e grabitësve mesditën e sotme. Rreth orës 12:30, dy persona janë futur në banesën e saj dhe pasi i kanë ...
“Pranojnë veç 40 mësues”, arsimtarët në Korçë rrefuzojnë vaksinimin: Shqetësim AstraZeneca dhe mungesa e informacio
KORÇË- Ne Korçë procesi i vaksinimit ka nisur fillimisht me mësuesit e shkollave te mesme e ka vijuar me tej me ata te shkollave 9 vjeç...
‘Vaksinimi me AstraZeneca duhet të vazhdojë’/ Komiteti i Imunizimit tha “ok”, mjeku Sulçebe: EMA dhe
Vaksinimi me AstraZenca në Shqipëri duhet të vazhdojë. Është ky vendimi i Komitetit të Imunizimit, pas debateve në Europë për efektet anësorë të vaksinës.N...
Apeli i Shkodrës rikthen për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj
SHKODËR– Gjykata e Apelit në Shkodër ka kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish-kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Arsyet se përse dosja është...