Aktualitet

Rikonstruksioni i “Mësonjëtores” në Korçë sjell debat, Auron Tare: Emri nuk duhej ndryshuar

17 Mars 2021, 16:20 Nga DOSJA
Rikonstruksioni i “Mësonjëtores” në Korçë

Emri “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” nuk do të dalë më në kërkimet online apo guidat turistike, pasi tashmë godina emblematike për qytetin e Korçës, do të quhet “Muzeu i Arsimit Korçë”.

Por, një sërë ndryshimesh të tjera strukturore, përveç ndryshimit të emrit, kanë sjellë edhe reagimet e para, kryesisht nga politika. Në lidhje me këtë, studiuesi Auron Tare thotë për Euronews Albania se nuk duhet të bëhet politikë me këtë çështje.

Ai thotë se ‘Mësonjëtroja” është njëra prej simboleve më të rëndësishëm të kombit shqiptar, në të cilin mishërohen plotësisht përpjekjet, që kanë bërë rilindasit shqiptarë për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe.

“Unë pashë kronikën dhe më erdhi keq që ka debate politike dhe shikoJ njerëz që mundohen të bëjnë politikë më këtë çështje. Mendoj se kjo ishte një debat më tepër i ekspertëve të trashëgimisë kulturore, sepse përtej të bërit politikë “Mësonjëtorja” është një nga simbolet më të rëndësishme të kombit shqiptar, është lufta që ka bërë ky vend për gjuhën shqipe dhe ka qenë përpjekja më e madhe e atyre që ne i quajmë rilindas”, tha ai.

Ai shton se fakti që është restauruar kjo godinë është një hap pozitiv, por thekson se nuk është dakord me ndryshimin e emrit.

“Fakti që është restauruar është një fakt pozitiv, por debati është bërë për pjesën e estetikës, për pjesën e mungesës së mungesës së pajisjeve të vjetra të saj. Ka qenë një debat. Sa i përket emrit, unë do doja të quhej Mësonjëtorja, është fjalë e bukur dhe e rrallë. Pse është quajtur Muzeu i Arsimit nuk e di”, tha ai.

Marrë nga Euronews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet auron tare mesonjetorja e pare shqipe auron tare mesonjetorja e pare shqipe

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2021, 15:44

TIRANË- Anëtarja e Komitetit të Imunizimit dhe Vaksinimit Aida Bushati, ka folur rreth pezullimit të vaksinës AstraZenca në disa vende evropiane, pasi këto...