Aktualitet

17 Mars 2021, 15:44 Nga DOSJA

TIRANË- Anëtarja e Komitetit të Imunizimit dhe Vaksinimit Aida Bushati, ka folur rreth pezullimit të vaksinës AstraZenca në disa vende evropiane, pasi këto të fundit kanë konstatuar se vaksina ka dhënë efekte anësore.

Bushati, në një intervistë që ka dhënë për Abcnews, ka thënë se ky vendim është politik, sakaq ka thënë se nuk ka asnjë vërtetim se kjo vaksinë jep efekte anësore.  Më tej ajo ka thënë, se vendi ynë po bën përpjekje për të siguruar vaksinën ruse dhe atë kineze

I të njëjtin mendim ishte edhe mjeku Tritan Kalo, pasi ditën e djeshme në një intervistë që dha për mediat, ai tha se vendimi për pezullimin është politik.

Aktualisht në vend po marrin vaksinën kundër koronavirusit mjekë, infermierë, të moshuar dhe arsimtarë.  Që nga fillimi i procesit janë aplikuar rreth 30 mijë vaksina ndërkohë që deri tani janë siguruar 80 mijë doza Pfizer dhe AstraZeneca.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aida bushati koronavirusi ne shqiperi miratohet vaksina astrazeneca aida bushati koronavirusi ne shqiperi miratohet vaksina astrazeneca

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2021, 14:48

TIRANË- 809 qytetarë janë gjobitur me 3 mijë lekë të reja për shkak se nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse, e cila është bërë e detyrueshme në vendin tonë...