Aktualitet

‘Mos bërtit ndryshe do të të vrasim’/ U grabit nga 2 persona, 85-vjeçarja rrëfen tmerrin: Ma mbuluan kokën me jorgan,

17 Mars 2021, 15:28 Nga DOSJA
‘Mos bërtit ndryshe do të të vrasim’/ U grabit nga 2

VLORË– Një grabitje ka ndodhur në Nartë të Vlorës, mesditën e sotme. 85-vjeçarja, e cila ra pre e grabitësve ka treguar për mediat momentin kur dy persona i hynë në shtëpi dhe e dhunuan.

Në rrëfimin e saj, 85-vjeçarja ka bërë me dije se grabitësit e kishin dhunuar, dhe më pas e kishin mbuluar me jorgan duke i marrë vetëm 200 lekë të reja që ajo kishte në shtëpi, pasi ende se kishte marrë pensionin.

“Unë sa u futa këtu erdhën dhe më zuri sytë. Kush është i thashë unë, mos bërtit më tha se do të të vrasim. Nxorrën jorganin e çupës. Më mbuluan pastaj. Më lidhën duart, këmbën e gojën Morën 200 lekë, aq kisha në shtëpi. S’kisha marrë as pensionin,“-tregoi ajo.

Grabitje në Nartë ka ndodhur mesditën e sotme. 85-vjeçarja Varvara Papa ka rënë pre e grabitjes nga dy persona, që e kanë dhunuar dhe kanë marrë nga banesa e saj 200 lekë të reja. E moshuara fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Policia ka nisur nga puna për kapjen e autorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne narte grabitje ne narte

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2021, 14:48

TIRANË- 809 qytetarë janë gjobitur me 3 mijë lekë të reja për shkak se nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse, e cila është bërë e detyrueshme në vendin tonë...