Bota

Kryetari i PDK-së flet para takimit me Këshillin Drejtues: Dallojmë nga partitë e tjera, vendimin për votimin e Vjosa Osman

17 Mars 2021, 16:43 Nga DOSJA
Kryetari i PDK-së flet para takimit me Këshillin Drejtues:

KOSOVË-Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur para takimin me Këshillin Drejtues të partisë. Sipas Gazeta Express, ai ka thënë se në mbledhje do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve dhe ri-organizimin e kësaj partie.

Po ashtu, ai është pyetur në lidhje me vendimin nëse do të votojnë Vjosa Osmanin si presidente. Hoxhaj është shprehur se dallon nga partitë e tjera, pasi vendimin ata e marrin të përbashkët.

“Ne dallojmë prej subjekteve tjera politike. Unë nuk i marr vendimet as në këtë konferencë e as në studiot televizive por në organet e PDK-së. Dje në mbledhjen e Kryesisë nuk ka pasur vullnet për një gjë të tillë ta shohim sot me Këshillin Drejtues. Sot kemi një mbledhje të Këshillit Drejtues që është e rregullt. Mbledhjen e fundit e kemi pasur në dhjetor dhe çdo tre muaj e kemi një të tillë. Agjenda jonë është që të diskutojmë për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, cilët ishin faktorët që sollën atë rezultat zgjedhor që mori PDK dhe mbi të gjitha të bisedojmë për atë që si ne si PDK do të duhej të dalim me një koncept të ri politik qasemi elektoratit, qytetarit dhe se si ta ri-organizojmë PDK-në në nivel të degëve dhe nëndegëve. PDK=ja do të jetë një opozitë e vendosur dhe një front i Qeverisë që do të formohet javën e ardhshme.  Kjo mbledhje nuk është asgjë tjetër veçse një dialog i brendshëm i PDK-së. As nuk ka iniciativë, as nuk ka vendim për shkarkime”, ka thënë ai.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enever hoxhaj kosove zgjedhja e presidentit ne kosove enever hoxhaj kosove zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll