Kina merr vendim, do të lejohen të hyjnë në vend vetëm personat që kanë marrë një vaksinë kineze
17 Mars 2021, 16:21Nga DOSJA
PEKIN-Kina nuk do të lejojë vizitorët e huaj të hyjnë në vend, në rast se nuk janë vaksinuar me një vaksinë të prodhuar nga kinezët. Sipas Metro, njoftimi u bë, pasi Kina rifilloi përpunimin e vizave për të huajt nga një mori vendesh.
Në një konferencë për shtyp, Zhao Lijian, zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme, mohoi që rregulli të jetë krijuar për të shtyrë vendet e tjera të njohin vaksinat e Kinës.
‘Propozimi ynë është bërë pasi të kemi shqyrtuar plotësisht sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave kineze. Kjo është një marrëveshje e bërë nga pala kineze në mënyrë të njëanshme. Është një gjë ndryshe nga njohja e vaksinave,”-ka thënë ai.
Kina ka përjashtuar në mënyrë të qartë udhëtarët që kanë bërë dhe aprovuar vaksina jashtë vendit, madje edhe ata të aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Rifillimi i udhëtimeve shihet si një pjesë kryesore e rimëkëmbjes ekonomike të Kinës, ndërsa vendet negociojnë kushtet për hyrje.
Ambasadat kineze në rreth 20 vende, duke përfshirë Hong Kong, SHBA, Britania e Madhe, India, Australia, Iraku, Tajlanda, Kroacia, Izraeli, Pakistani dhe Filipinet, njoftuan se do të fillonin përpunimin e vizave, po kushti për të hyrë do të jetë që njerëzit të kenë marrë të paktën një dozë të një vaksine të prodhuar në Kinë, të kenë rezultuar negativ me Covid-19 dhe të qëndrojnë në karantinë kur të mbërrijnë në vend.
Vaksinat kineze,të cilat janë 5 në dispozicion, janë miratuar nga një pjesë e vendeve si Filipinet dhe Tajlanda.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SPANJË– Hetimit për përdorimin e vaksinës anti-Covid e “AstraZeneca” vijojnë. Ndërkohë, sipas medias spanjolle “Diariosur”, autoritetet spanjolle kanë nisu...
Arbërie Nagavci pritet të emërohet ministre e Arsimit në qeverinë e re, raporton Zeri.info.Në të gjitha nivelet e arsimit në vend rezultatet që paraqiten janë t...
SHBA-Një djalë katër vjeçar me autizëm, është zbritur nga avioni, pasi nuk kishte vendosur mask. Sipas BBC, linja ajrore ka thënë se nuk mund të bënte pë...
BRUKSEL-Organizata Botërore e Shëndetësisë, ditën e sotme ka deklaruar se duhet të vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca.Sipas mediave të huaja, OBSH-ja ka thënë se...
BELGJIKË-Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i cili gjatë luftës ishte i njohur me njofkën “Komandant Ujku” është duke qën...
SHBA– Presidenti Joe Biden tha se Presidenti Vladimir Putin do të përballet me pasoja për drejtimin e përpjekjeve për të ndikuar tek zgjedhjet presidencia...
KOSOVË-Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, siç ishte planifikuar, ditën e sotme ka dhënë një intervistë për emisionin e BBC-së, “Hard...
PRISHTINË-Kosova ka shënuar shifra të larta infektimi. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), gjatë orëve të fundit janë kryer 4,388 t...