Bota

Donika Gërvalla pritet të propozohet nga LVV-ja për Ministre të Punëve të Jashtme

17 Mars 2021, 15:09 Nga DOSJA
Donika Gërvalla pritet të propozohet nga LVV-ja për Ministre

KOSOVË-Donika Gërvalla Schwars, që i është bashkuar Listës “Guxo”, të Vjosa Osmanit, pritet që të propozohet nga Albin Kurti, për të udhëhequr Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ndërkohë, sipas Gazeta Express, ajo është radhitur në mesin e shumë të votuarve në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke siguruar vend në Kuvendin e Kosovës. Ne lidhje me mundësin për që ajo të marri këtë post, është kontaktuar nga Gazeta Express, po nuk është përgjigjur.

Gjithashtu është pyetur dhe partita e Vjosa Osmanit, përfaqësuesit e të cilës janë përgjigje që ende nuk ka diçka përfundimtare në lidhje me emrin e personave që do të propozohen për ministra.

Donika Gërvalla ka qënë pjesë e LDK-së nga viti 1991. Në vitin 2015 ajo është emëruar kryetare e LDK-së në Gjermani. Pas disa përplasjeve me LDK-në, Gërvalla në vitin 2018, ajo është larguar nga partia,

Java e ardhshme do të jetë javë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. Të hënën pritet që, pos konstituimit të Kuvendit, të votohet edhe qeveria e re.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora donika gërvalla schwars donika gërvalla schwars

Sondazh

Poll