Bota

OBSH-ja thirrje për vendet: Rekomandojmë vazhdimin e vaksinimit me AstraZeneca, përfitimet nga ajo tejkalojnë rreziqet

17 Mars 2021, 15:22 Nga DOSJA
OBSH-ja thirrje për vendet: Rekomandojmë vazhdimin e vaksinimit me

BRUKSEL-Organizata Botërore e Shëndetësisë, ditën e sotme ka deklaruar se duhet të vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca.

Sipas mediave të huaja, OBSH-ja ka thënë se raste të tilla me sëmundje ndodhin shpesh dhe ndoshta nuk mund të kenë lidhje me vaksinën. Po ashtu, kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë. Por, kanë sugjeruar se vaksinimi, duhet të vazhdojë, pasi përfitimet e vaksinave e tejkalojnë rrezikun.

“Sëmundje trompoze dihet që ndodhin shpesh. Mpiksja e gjakut është sëmundja e tretë më e zakonshme kardiovaskulare në mbarë botën. Kjo nuk do të thotë se ngjarjet janë të lidhura me vaksinën.  Sidoqoftë është praktikë e mirë t’i hetojmë. Por, në këtë kohë, OBSH konsideron se përfitimet e vaksinës AstraZeneca tejkalojnë rreziqet e saj dhe rekomandon që vaksinimet të vazhdojnë. OBSH është në kontakt të rregullt me ​​Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) dhe rregullatorët në të gjithë botën për informacionin më të fundit mbi sigurinë e vaksinave Covid-19,”-thuhet në njoftim.

Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja, Italia, Gjermania, Franca, Suedia, Venezuela dhe Portugalia. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota obsh flet per astrazeneca pezullimi i astrazeneca obsh flet per astrazeneca pezullimi i astrazeneca

Sondazh

Poll