Bota

Kujdes! Pamje të rënda/ U vra nga djali i pronarit, prokurori zbut akuzën për ekzekutorin e Agonis Tetajt, babai kërkon dre

17 Mars 2021, 15:11 Nga DOSJA
Kujdes! Pamje të rënda/ U vra nga djali i pronarit, prokurori zbut

DEÇAN– Ditën e somtme Prokuroria e Deçanit ka rikualifikuar vrasjen e të riut Agonis Tetaj, duke e klasifikuar si “Vrasje nga pakujdesia”. Lidhur me ndryshimin e bërë familja e viktimës ka dërguar një letër publike në adresë të kryeprokurorit të shtetit dhe ambasadorëve ndërkombëtarë në Kosovë, duke i kërkuar drejtësi. 

Babai i viktimës, Isuf Tetaj, në letrën publike akuzon prokurorin  Agron Uka, se është duke manipuluar me rastin e vrasjes së djalit të tij. Po ashtu, Isuf Tetaj në këtë letër ka bashkëngjitur edhe videon nga momenti i vrasjes së djalit të tij, në vendin e punës.

“Jam Isuf Tetaj, jurist me profesion i lindur në fsh. Llukë e Ulët, Deçan më 13.05.1951, babai i djalit të vrarë ne Deçan më 23.09.2018 rreth orës 11:00 nga Shaban Gogaj, i cili po gjykohet në Gjykatën Themelore të Pejës. Po ju shkruaj nga mllefi, shqetësimi dhe frika e prindit dhe familjarit të cilit ju ka vra djali dhe siç po shihet procesi është i manipuluar, ndikuar nga persona të korruptuar dhe i akuzuari nuk do të marrë dënimin e merituar. Me gjithë shumë fjalët publike se drejtësia në Kosovë është e ndikuar, korruptuar dhe e padrejtë une kam shpresuar dhe besuar dhe kam pritur gjithnje duke besuar se kjo lëndë do të shqyrtohet dhe denohet në mënyrë meritore, mirepo dje më 16.03.2021 u konfirmua edhe me rastin e gjykimit për vrasjen e djalit tim se hallkat e gjygjësorit në Kosovë nuk janë të pa anshme ne këtë rast prokuroria më konkretisht personi z. Agron Uka. Agonisi djali im u vra në vendin e punës në diten e dielë nga djali i pronarit të biznesit në të cilin ka qene i punësuar. Po ju shkruaj me qëllim që t’ju informoj dhe alarmoj se prokurori z.Agron Uka, dje ne seancën gjygjësore në të cilën është thenë fjala perfundimtare nga palët pa asnjë provë dhe në kundërshtim me krejt realitetin ka rikualifikuar vrasjen e djalit tim nga vrasja e rëndë në vrasje nga pakujdesia,”-shkruan ai ndër të tjera në letër, duke kërkuar drejtësi.

Agonis Tetaj u vram më 23 shtator të vitit 2018 në vendin e tij të punës, nga djali i pronarit të marketit ku punonte. Deri më tani në bankën e të akuzuarve është ulur Shaban Gogaj, i cili po gjykohet për vrasje nga pakujdesia. Zbutja e akuzës ndaj tij ka sjellë reagimin e ashpër të familjarëve që kërkojnë drejtësi për vdekjen e babait të dy fëmijëve. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agonis tetaj kosove vrasja e agonis tetajt agonis tetaj kosove vrasja e agonis tetajt

Sondazh

Poll