Bota

Nuk vendoste mask, linja ajrore amerikane zbret nga avioni djalin 4-vjeçar me autizëm

17 Mars 2021, 15:38 Nga DOSJA
Nuk vendoste mask, linja ajrore amerikane zbret nga avioni djalin

SHBA-Një djalë katër vjeçar me autizëm, është zbritur nga avioni, pasi nuk kishte vendosur mask. Sipas BBC, linja ajrore ka thënë se nuk mund të bënte përjashtim për një raste të till dhe ka kërkuar që ose të vërë maskën ose të largohej.

Airlines i tha medias amerikane se të gjithë pasagjerët e tyre përveç atyre të moshës nën dy vjeç duhet të mbajnë maskë.

“Udhëzimet e SH.B.A.-së thonë se udhëtarëve me një përjashtim mjekësor nuk u kërkohet të mbajnë një mask në fytyrë,”-thuhet në njoftimin e tyre.

Nëna e tij, Callie Kimball ka thënë se po udhëtonte me djalin e saj Carter dhe burrin nga Las Vegas dhe kishte një shënim mjekësor që shpjegonte gjendjen e djalit të tyre.

“Ai është i përjashtuar nga mbajtja e maskave sepse sa herë që mban një maskë ai mban frymën ose ai fillon të heq dhe ai do të dëmtojë veten. Kur i treguan letrën na thanë: Jo jo jo autizmi nuk është paaftësi. Ai duhet të mbajë një maskë ose duhet të zbresë nga aeroplani,”-ka thënë ajo.

Familja arriti të merrte një fluturim për në Arkansas me American Airlines, ku kompania pranoi shënimin mjekësor të djalit të saj.  Ndërkohë, kompania Airlines, ka thënë se nga 22 Mars 2021, udhëtarët me aftësi të kufizuara do të jenë në gjendje të aplikojnë për përjashtim nga mbajtja e maskës.

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vendosën në shkurt  që pasagjerët, duhet të mbajnë maska ​​për fytyrën, por me përjashtim të personave me aftësi të kufizuar. Kompanitë përfshirë American Airlines dhe Alaska Airlines kanë bërë përjashtime në politikat e tyre të maskave.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota familja 4 vjec me autizem perzihet nga avioni shba familja 4 vjec me autizem perzihet nga avioni shba

Sondazh

Poll